Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Google përditëson asistentin e kodimit Jules me mjete të reja për zhvilluesit

Google përditëson asistentin e kodimit Jules me mjete të reja për zhvilluesit

Google ka prezantuar një seri përditësimesh për Jules, asistentin e vet të bazuar në inteligjencë artificiale, i cili synon të ndihmojë programuesit gjatë procesit të zhvillimit të softuerit. Përditësimet përfshijnë mjete të reja, ndërfaqe të zgjeruara dhe funksionalitete të avancuara që e afrojnë më shumë Jules me nevojat reale të zhvilluesve.

Sipas Keti Korevec nga Google Labs, risitë kryesore përfshijnë Jules Tools, një ndërfaqe komanduese (CLI) që u mundëson përdoruesve të bashkëveprojnë me asistentin direkt nga terminali. Kjo e shndërron ndërveprimin me Jules në një përvojë bashkëpunimi “krah për krah”, duke e bërë më natyrale dhe më të shpejtë integrimin në rrjedhën e punës së përditshme të programuesve.

Përveç kësaj, është prezantuar një API e përmirësuar, që shton fleksibilitetin dhe lejon integrim më të mirë me mjediset e zhvillimit. Këto përditësime janë ndërtuar për të rritur efikasitetin, zgjeruar qasjen globale dhe përmirësuar përvojën në ambientet reale të zhvillimit të softuerit.

Jules tani ofron mbështetje të avancuar për: Gjenerimin e kodit, Zbulimin dhe ndreqjen e gabimeve, Testimin automatik të komponentëve të softuerit.

Me këto përmirësime, Google synon të rrisë ndjeshëm produktivitetin e zhvilluesve, duke e bërë Jules një partner më të fuqishëm në çdo hap të procesit të kodimit.