Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Golin ndaj Serbisë – Manaj ua kushton fëmijëve dhe grave të luftës në Kosovë

Golin ndaj Serbisë – Manaj ua kushton fëmijëve dhe grave të luftës në Kosovë

Shqipëria shënoi një fitore të madhe të shtunën mbrëma në Leskovc të Serbisë, duke mposhtur përfaqësuesen vendase me rezultat 1:0, falë një supergoli të sulmuesit Rey Manaj.

Ky gol, që u festua me simbolin e shqiponjës, rezultoi vendimtar për kuqezinjtë dhe i afron më shumë me play-off-in për Kupën e Botës.

Goli i Manajt ka marrë vëmendje të gjerë edhe ditë më pas. Përmes një videoje të publikuar në Instagram, sulmuesi shqiptar zbuloi se këtë gol ia ka dedikuar një audience të veçantë:

“Kjo fitore është për ata – fëmijët e luftës në Kosovë.”

Ky mesazh emocionues ka prekur shumë tifozë shqiptarë anembanë botës, ndërsa festa me shqiponjë është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka marrë jehonë të madhe edhe në media.

Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, Shqipëria ka grumbulluar 11 pikë, katër më shumë se Serbia, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.