Stephen Curry ishte vendimtar që kampionët në fuqi të NBA-së, Golden State Warriors, të shmangin një eliminim të hershëm në play-off me një paraqitje të jashtëzakonshme në serinë vendimtare në Sacramento Kings.
Curry shënoi 50 pikë, ndërsa skuadra e tij fitoi me rezultat 120-100.
Warriors do të përballen me LA Lakersin e LeBron James në gjysmëfinale të Konfercës Perëndimore.
Më herët, Miami Heat mundi New York Knicks 108-101 për të kaluar në gjysmëfinale të Konferencës Lindore.
Warriors u mposhtën 118-99 në ndeshjen e gjashtë të premten, por Curry, duke ndjekur titullin e pestë të NBA në nëntë vjet, luajti rolin vendimtar duke përfunduar me më shumë pikë ndonjëherë në një ndeshje, ndërsa ekipi i tij përparoi tutje.
/TV Arbëria