Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gola: Do të jetoj në Gjakovë, jo si disa që jetojnë larg

Gola: Do të jetoj në Gjakovë, jo si disa që jetojnë larg

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjakovës, Ardian Gola, ka folur për vendimin nëse do të jetojë në Gjakovë apo në Prishtinë nëse fiton zgjedhjet.

“Unë nuk besoj që do të kem alternativë tjetër. Do të jem shumë transparent me qytetarët. Gjithsesi, unë nuk do të them se do të jetoj në Gjakovë e që të jetoj diku tjetër, ashtu siç ka ndodhur aktualisht me disa të tjerë në nivelet e larta – unë nuk bëj atë,” tha Gola në teve1.

Ai theksoi angazhimin e tij për të qenë pranë qytetarëve dhe për të përmbushur detyrën në vendin ku shërben.