Sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën për rrëzimin e aktakuzës ndaj Niko Bllazhde ( i njohur si At Nikolla Xhufka) dhe Lejdi Zagalli lidhur me akuzën për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, shkruan TV Arbëria.
Bllazhde dhe Zagalli akuzoheshin se me datën 27 nëntor 2023, së bashku me disa persona të tjerë të paidentifikuar, me qëllim të nxitjes së urrejtjes kombëtare, fetare dhe etnike, pa autorizim kanë hyrë në kishën Shën “Arhangel Mihailo” në fshatin Rakinicë të Besianës, e cila është në pronësi dhe mbikëqyrje të Kishës Ortodokse Serbe.
Ndërsa sot është miratuar kërkesa e për rrëzimin e kësaj aktakuze.
Vendimi:
GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË- Departamenti Special, Kryetari i trupit gjykues – gjyqtari Kushtrim Shyti, me bashkëpunëtorin profesional Mërgim Shala, në të pandehurve Niko penale në bashkëkryerje çështjen penale ndaj tena e përçarjes dhe mos durimit nga di Zagalli, për dhur me par.1 dhe nenit 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (tutje: KPRK)ni 141 pari pandehuri Niko Bllazhde edhe për veprën penale Nxitja e përçarjes dhe mos durimit ngdeeni 141 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, PPS.nr.04/2024, e datës 27.05.2024, duke vendosur për kundërshtimin e provave dhe kërkesat për hedhje të aktakuzës të ushtruar nga të pandehurve, përmes mbrojtësve av. Besim Osmani dhe av. Ardiana Azemi, në mbështetje të nenit 244, par. 3, dhe nenit 248, par.1, nënpar. 1.1 të Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (tutje: KPP), jashtë seancës së shqyrtimit gjyqësor, me datë 04.12.2024, merr këtë:
AKTVENDIM
1. Miratohet kërkesa për hedhjen e aktakuzës, e paraqitur nga mbrojtësi i të pandehurit Niko Blazhde, av. Besim Osmani dhe nga mbrojtësja e të pandehurit Lejdi Zagalli av. Ardiana Azemi si e bazuar.
2. Hedhet, aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, PPS.nr. 04/2024, e datës 27.05.2024, dhe pushohet procedura penale ndaj të pandehurve: NIKO BLLAZHDE, nga i ati Nesti dhe e ëma Vokonia, e gjinisë Xhufka, i lindur me datën 10.05.2001, në Elbasan, Republika e Shqipërisë, ku edhe tani jeton, adresa lagjja “Kala”, rruga “Bardhyl Popa” pranë kishës ortodokse “Shen Kozmani” në Elbasan, me profesion Klerik fetarë në Kishën Ortodokse Shqiptare, Kryekisha “Shën Kozmai”, në Elbasan, beqar, i gjendjes së dobës ekonomike, shqiptar, shtetas i Republikës së Shqipërisë me nr. personal K10510066F. LEJDI ZAGALLI, nga i ati Mihallaq dhe e ëma Valentina e gjinisë Bushi, i lindur me datë 02.10.1990, në Lushje, Republika e Shqipërisë, ndërsa me vendbanim në Tiranë Bulevardi “Gjergj Fishta” Kulla II, kati 7, kam qenë klerik në Kishen e Shën Kozmai dl- jam larguar nga kisha Shen Kozmai, tani bashkëpunoi me peshkopët ortodoks shqiptar gjendjes se mesme ekonomike, beqar, shqiptar, shtetas i Republikës së Shqipërisë.
