Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Goditi për vdekje një person në Vushtrri, i dyshuari në arrati

Goditi për vdekje një person në Vushtrri, i dyshuari në arrati

Një person është goditur dje për vdekje nga një kamion në Maxhunaj të Vushtrrisë.

Përmes raportit 24 orësh policia bëri të ditur se kamioni i përfshirë në aksident ka ikur nga vend i ngjarjes dhe i dyshuari nuk është arrestuar ende.

Ndërsa viktima është i moshës 56 vjeç.

“Fsh. Stanovc, Vushtrri  05.01.2024 – 16:43. Një mashkull nga Kosova (këmbësor) ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi është goditur nga një automjet transportues (kamion) i cili pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

/TV Arbëria

Themes by WordPress