Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Goditet nga vetura 23-vjeçarja në Qyshk të Pejës, “gjendja e saj është e rëndë”

Goditet nga vetura 23-vjeçarja në Qyshk të Pejës, “gjendja e saj është e rëndë”

 Një këmbësore e moshës 23 -vjeçare është goditur nga vetura në fshatin Qyshk të Pejës përgjatë së martës.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:45, policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë -Prishtinë në fshatin Qyshk, një veturë ka goditur një këmbësore. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe e lënduara me udhëzim të mjekut është nisur për në QKUK në Prishtinë. Gjendja e saj është e rëndë”, tha Gashi