Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Goditet nga traktori një person në Rahovec, vdes në Spital

Goditet nga traktori një person në Rahovec, vdes në Spital

Ka vdekur një person pasi është goditur nga një traktor në Rahovec.

Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar duke lëvizur prapa me traktor, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima pasi ka arritur në spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.