Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Goditet grupi i trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri, 16 të arrestuar

Goditet grupi i trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri, 16 të arrestuar

16 persona janë arrestuar gjatë një operacioni të përbashkët policor Shqipëri-Kosovë, kundër trafikimit të armëve. 6 prej të arrestuarve janë kapur në Shqipëri, kurse 10 të tjerët në Kosovë.

Sipas informacioneve paraprake nga kontrollet janë sekuestruar rreth 60 armë, duke nisur nga pistoletat te armët automatike.

Operacioni mes policive të dy shteteve kundër trafikimit të armëve nga Kosova në Shqipëri është kryer në bashkëpunim me Europol.