Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > GLPS dhe APK diskutojnë pezullimin e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion për të ruajtur integritetin institucional.

GLPS dhe APK diskutojnë pezullimin e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion për të ruajtur integritetin institucional.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), së bashku me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), kanë organizuar një tryezë me temën “Ruajtja e Integritetit të Administratës Publike përmes Pezullimit dhe Ndalimit të Funksioneve për Zyrtarët e Akuzuar për Korrupsion: Sfidat dhe Praktika”, ku u theksua rëndësia e pezullimit të zyrtarëve të akuzuar për korrupsion për mbrojtjen e integritetit institucional dhe besimit të qytetarëve.

Njomza Arifi, drejtoreshë ekzekutive e GLPS-së, tha se këto masa janë të domosdoshme për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e integritetit institucional, duke theksuar rëndësinë e një kornize të qartë ligjore dhe institucionale.

Yll Buleshkaj, drejtor i APK-së, vuri në dukje se pezullimi i zyrtarëve të akuzuar ndihmon në ruajtjen e besimit të qytetarëve dhe shmang perceptimet negative ndaj institucioneve të udhëhequra nga persona me aktakuzë.

Qëndrim Bytyqi, drejtor në MPB, shpjegoi se ligji i ri për zyrtarët publik parashikon pezullim automatik të të gjithë zyrtarëve ndaj të cilëve ngrihet aktakuzë për vepra penale të kryera gjatë ushtrimit të funksionit. Ai shtoi se zyrtarët e pezulluar ruajnë të drejtën e kompensimit nëse shpallen të pafajshëm.

Naser Shamolli nga GLPS theksoi se zbatimi i pezullimit dhe largimit të zyrtarëve me aktakuzë mbetet përgjegjësi ekskluzive e institucioneve publike.