Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gllareva: Gjendja e sistemit shëndetësor në Kosovë alarmuese

Gllareva: Gjendja e sistemit shëndetësor në Kosovë alarmuese

Bashkim Gllareva, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe njëherësh profesori i vetëm i mjekësisë familjare në Kosovë, i specializuar në urologji, ishte i ftuar në emisionin “ARB Debat” në TV Arbëria.

Gjatë intervistës, ai deklaroi se gjendja në shëndetësinë e Kosovës është shumë alarmante dhe fajin e lidhi me qeverinë aktuale.

“Unë mendoj se kjo qeveri nuk është kredibile, jo funksionale dhe ka mungesë të kuadrit profesional,” tha Gllareva.

Dr. Bashkim Gllareva mban numrin 59 në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës.