Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Primoz Gliha, në një konferencë për medie, e ka quajtur kombëtaren e Andorës të vështirë për t’u mundur, për shkak siç tha sistemit të lojës që ata e luajnë.
“Andora është ekip shumë i vështirë për të luajtura, ata luajnë ndeshje shumë të ngjeshur, mirëpo në futboll nuk e dimë çfarë ndodh”.
“Për mua e rëndësishme është që lojtarët e Supërligës të vazhdojnë të luajnë mirë sepse kjo është e ardhmja e këtij ekipi”, tha Gliha teksa i përmendi rezultatet e arritura të Andorës.
“Me Bjellorusinë luajtën baraz, me neve gjithashtu 1:1, ndërsa me Izraelin deri në minutën e 70-të ishin 1:1”, u shpreh tutje Gliha.
/TV Arbëria