Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Gjyqtari i Serie A pritet të pezullohet

Gjyqtari i Serie A pritet të pezullohet

Gjyqtari i Serie A, Juan Luca Sacchi, po përballet me suspendim pasi refuzoi t’i shtrëngonte dorën asistentes Francesca Di Monte para fillimit të ndeshjes mes Lecces dhe Sassuolos.

Duke u përgatitur për të gjykuar, Juan Luca Sacchi po ecte drejt tunelit përpara ndeshjes, ku aty po qëndronte edhe asistentja Francesca Di Monte.

Në pamjet e shpërndara në rrjetin social TikTok, Di Monte u pa duke shtrënguar duart me dikë tjetër jashtë që dukej se ishte një gjyqtar tjetër mashkull pak përpara Sacchit. Gjyqtari fillimisht u përshëndet me kapitenin e Sassuolo, Gian Marco Ferrari në të djathtën e tij, përpara se të kthehej në anën tjetër të tunelit.

Me krahun e tij të shtrirë, Sacchi u kthye në drejtim të Di Montes, por më pas u duk se injoroi shtrëngimin e duarve dhe shkoi në drejtim të kapitenit të Lecces, Gabriel Strefezza.

Përbuzja e Di Montes u pa menjëherë, duke tundur kokën ndërsa të gjithë filluan të dilnin në fushë.

Tani duket se do të ketë pasoja për Sacchin. Në Itali është raportuar se 38-vjeçari do të pezullohet për të paktën një ndeshje dhe gjithashtu është qortuar privatisht nga kreu i gjyqtarëve në Itali, Gianluca Rocchi, për dëmtin e imazhit që i bëri shoqatës së gjyqtarëve italianë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress