Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shqipëri > Gjyqtarët kërcënohen me jetë në futbollin shqiptar

Gjyqtarët kërcënohen me jetë në futbollin shqiptar

Për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme të gjyqtarëve, sot në Superligën e Shqipërisë nuk është zhvilluar ndeshja ndërmjet Kastrotit dhe Bylisit.

Në një njoftim për media, Federata Shqiptarë ë Futbollit ka bërë të ditur se kërcënimet dhe shantazhet ndaj gjyqtarëve janë të përsëritura.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë komunitetin e futbollit dhe opinionin publik se ndeshja Kastrioti-Bylis e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Kamzës nuk do të zhvillohet. Ditën e djeshme arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar dhe kjo ngjarje është duke u hetuar nga organet kompetente. Federata e Futbollit është njohur me vendimin e të gjithë klasës arbitrale, që nuk pranon të marrë përsipër drejtimin e ndeshjeve të Klubit Kastrioti për shkak të presioneve dhe shantazheve të vazhdueshme. Një javë më parë, në ndeshjen Kastrioti-Laçi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë dhe janë detyruar të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Të ndjerë vazhdimisht të kërcënuar zyrtarët kanë pasur frikë të deklarojnë me shkrim apo të denoncojnë ngjarje të tilla.”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Të gjendur në këtë situatë, FSHF bën me dije se do të presë deri në fund zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe do të marrë vendimet e duhura për të siguruar ambientin e sigurt në panoramën futbollistike shqiptare.

/TV Arbëria

Themes by WordPress