Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Gjyqtarët e Kosovës caktohen për të ndarë drejtësinë në dy ndeshje të Ligës së Konferencës

Gjyqtarët e Kosovës caktohen për të ndarë drejtësinë në dy ndeshje të Ligës së Konferencës

Gjyqtarët e Kosovës janë caktuar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në dy ndeshje të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Visar Kastratit i është besuar nga UEFA ndeshja e raundit të dytë të Ligës së Konferencës mes Zurichut dhe Shelbourne.

Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Letzigrund” të Cyrihut, gjyqtarin Kastrati do ta asistojnë Granit Hyseni dhe Besnik Morina, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Valon Bajgora.

Në anën tjetër, Mervan Bejtullahut i është besuar nga UEFA ndeshja e raundit të dytë të Ligës së Konferencës mes Banik Ostrava dhe Urartu.

Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Mestski” të Ostavas, gjyqtarin Bejtullahu do ta asistojnë Lumturije Muhadri dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.

Këto ndeshje do të zhvillohen të enjten më 25 korrik, me fillim në orën 19:00.

Powered by WordPress