Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Gjyqi ndaj ish krerëve të UÇK, Nazarko: Po shkelen parimet universale të së drejtës

Gjyqi ndaj ish krerëve të UÇK, Nazarko: Po shkelen parimet universale të së drejtës

Analisti Mentor Nazarko komentoi gjyqin nga Gjykata Speciale në Hagë për ish krerët e UÇK-së. Sipas analistit, po bëhet një padrejtësi e madhe ndaj të akuzuarve për faktin se janë mbajtur gjatë në paraburgim derisa të provohen akuzat ndaj tyre.

“Procesi shihet si padrejtësi dhe kjo u duk edhe tek manifestimi i cili ishte një mesazh i pakënaqësisë popullore ndaj këtij procesi. Ky është një proces, që pavarësisht llojit të institucionit që është zgjedhur për ta zhvilluar atë, një gjykatë e krijuar me ligj të Kosovës por e vendosur në një shtet tjetër mendoj se ka karakterin e një precedenti që mund të përdoret për të procesuar krimet e luftës që po kryhen në Ukrainë. Për shkak se ky është një proces që i përket një drejtësie speciale, hapësira për abuzim dhe padrejtësi është e madhe dhe duket qartë në atë që procesi do të zgjasë pafundësisht dhe ata që janë të akuzuarit kryesorë janë mbajtur gjatë derisa të provohen akuzat e tyre që është shkelje e parimeve universale të së drejtës dhe vetë procedura gjyqësore do të zgjasë gjatë.”, tha Nazarko./TV Arbëria

Powered by WordPress