Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gjyqësorit i duhen rreth 9 muaj që ta trajtojë një rast të dhunës në familje

Gjyqësorit i duhen rreth 9 muaj që ta trajtojë një rast të dhunës në familje

Më shumë se tetë muaj i nevojiten gjyqësorit në Kosovë që ta trajtojë një rast të dhunës në familje. Si pasojë e kësaj, numri i këtyre rasteve vazhdon të rritet.

Kështu u tha në konferencën “Konventa e Stambollit: Forcimi i zbatimit në përfundimin e dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

Ndërsa nga institucionet e vendit, u përmend ideja që Konventa e Stambollit të jetë pjesë e Kushtetutës së Kosovës.

Arrita Rezniqi, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, gjatë prezantimit të raportit, tha se mesatarja e trajtimit të një rasti të dhunës në familje nga gjykatat merr kohë afër nëntë muaj.

“Rastet e dhunës në familje, realisht ka pasur një rritje shqetësuese të dhunës gjate muajve të fundit. Neve na është pamundësu monitorimi… E kemi analizuar se sa merr kohë për me u zgjidh një raste. Prej momentit të kryerjes së veprës penale deri në shpalljen e aktgjykimit në shkallë të parë mesatarja është mesatarja është 266 ditë apo 8. 5 muaj në trajtimin e rastit.  Nëse merren parasysh të gjitha hapt, ne mesataren e përgjithshme mund të themi që Gjykata janë më efikase në trajtimin e rasteve të dhunës. Kur veprat ndiqen për dhunë në familje janë raste që kryhen më shpejt nga gjykata. Përkundër kësaj mesatare, ka pasur rast që kemi identifikuar që aktakuza është ngritur menjëherë, që është pozitive. Por në nëj raste ka pasur pas 1 mijë e 40 ditë pas raportimit të rastit. Përkundër krejt këtij efikasiteti kërkojmë që të ketë akoma më shumë mundësi që këto raste të trajtohen më shpejt”, tha ajo.

Kritika Këshillit Gjyqësor pat edhe për mospjesëmarrje në konferenca të tilla. Drejtohesha Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, tha se çdo herë i dërgojnë ftesë KGjK-së, por që nuk marrin pjesë.

“Në kuadër të marsit muaji për të drejtat e grave shënojmë edhe këtë konferencë me të vetmin qëllim që të fuqizojmë dhe të rrisim avancimin e të drejtave të grave. Një vështirësi e kemi me Këshillin Gjyqësor, është shumë vështir që të bimë në kontakt me ta. Nuk është hera e parë që kërkojmë që ata të jenë pjesë e këtij paneli, por nuk është hera e parë qe refuzohemi. Që këtu bëjë ftesë që Këshilli Gjyqësor të jetë i hapur me organizatat e grave.  Konventa e Stambollit është e rëndësishme. Konventa e Stambollit njeh dhunën ndaj grave si shkelje, ajo ofron mbrojtje. Konventa bënë një ndryshim për gratë dhe vajzat, ajo i një organizata e grave që punojnë në luftën për të drejtat e njeriut. Duhet të bëjmë presion që ta kemi ligjin e ri, i cili ende është ne Kuvend dhe ne si organizata ende nuk dimë se ne cilën fazë është, a është konventa e Stambollit në të”, tha ajo.

E presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Konventa e Stambollit garanton barazi ndërmjet burrave dhe grave dhe parandalon çfarë do lloj dhunë ndaj grave.

Përmes një videomesazhi, e para e shtetit tha se ka insistuar që Konventa e Stambollit të përfshihet në Kushtetutën e Kosovës. Këtë tha e ka bërë sa ishte kryetare e Kuvendit.

“Në vitin 2020 sa isha në krye të Kuvendit të Kosovës kam insistuar që Konventa e Stambollit të përfshihet në Kushtetutën e Kosovës, jam e lumtur që më gjithë deputete arritëm këtë. Sot pothuajse se 3 vite pas miratimit ka ende shumë punë për të bërë drejt respektimit të kësaj konventë. I drejtohem të gjitha institucioneve në vend që të  angazhohen drejt zbatimit të Konventës. Konventa marrin kuptim kur gjejnë zbatim. Konventa e Stambollit është  një mundësi e artë për të garantuar  barazi ndërmjet burrave dhe grave, mbrojtje të grave dhe ndëshkim të gjithë atyre qe  cenojë të drejtat elementare”, tha ajo.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se BE-ja është e përkushtuar që të kontribuojë për të drejtat e grave në Kosovë.

“Në vij me programin për barazi gjinore plani Konventa e Stambollit njihet si instrumenti më i gjerë për parandalim e dhunës ndaj grave. Kosova ka bërë progres në kornizën ligjore. Realiteti në teren ende nuk është i kënaqshëm. Trajtimi i duhur i rasteve është esencial, kemi dëshmuar mangësi të sistemit, ka për tu bërë dhe për tu përmirësuar në reagimin institucional. Ky raport është më rëndësi të madhe. Edhe njëherë dëshiroj që të përçoj zotimin e BE në Kosove drejt kontributin për të drejtat e grave”, tha ai.

Arrita Rezniqi, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e cila prezantoi raportin  dhe mënyrën se si është punuar ky raport, tha se mesatarja e trajtimit të një rasti të dhunës në familje nga gjykatat merr kohë 8.5 muaj që të trajtohet.

“Rastet e dhunës në familje, realisht ka pasur një rritje shqetësuese të dhunës gjate muajve të fundit. Neve na është pamundësu monitorimi… E kemi analizuar se sa merr kohë për me u zgjidh një raste. Prej momentit të kryerjes së veprës penale deri në shpalljen e aktgjykimit në shkallë të parë mesatarja është mesatarja është 266 ditë apo 8. 5 muaj në trajtimin e rastit.  Nëse merren parasysh të gjitha hapat, ne mesataren e përgjithshme mund të themi që Gjykata janë më efikase në trajtimin e rasteve të dhunës. Kur veprat ndiqen për dhunë në familje janë raste që kryhen më shpejt nga gjykata. Përkundër kësaj mesatare, ka pasur rast që kemi identifikuar që aktakuza është ngritur menjëherë, që është pozitive. Por në një raste ka pasur pas 1 mijë e 40 ditë pas raportimit të rastit. Përkundër krejt këtij efikasiteti kërkojmë që të ketë akoma më shumë mundësi që këto raste të trajtohen më shpejt”, tha ajo.

/TV Arbëria

Powered by WordPress