Ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës njëherit invalidi, Xhevdet Qeriqi i ftuar në emisionin “N’Pult” në Tv Arbëria ka komentuar protestën e cila do të mbahet më 14 shtator në Hagë, kundër padrejtësive që po iu bëhen krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qeriçi tha se ky është një gjykim politik, i cili sipas tij, po dirigjohet nga shteti serb.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë fillu me kuptu se këtu është një gjykim politik, një gjykim i padrejtë ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një gjykim i cili po dirigjohet nga Serbia sepse edhe vet prokuroria e në këtë rast Gjykata e kanë pranu se kanë bashkëpunu ngusht me organet e drejtësisë së Serbisë, duke pasur parasyshë se ne kemi luftu kundër tyre dhe jemi armiq me Serbinë edhe me mbledh prova prej organeve të Serbisë me qëllim me i gjyku luftëtarët e UÇK’së për neve ka qenë e papranueshme”, tha më tej ish luftëtari i UÇK’së./TV ARBËRIA./
Emisioni i plotë: