Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Gjykatat në Kosovë nuk janë aq të politizuara, sa janë të varura nga politika!

Gjykatat në Kosovë nuk janë aq të politizuara, sa janë të varura nga politika!

Sociologu; Fadil Maloku

1. Unë thënë të drejtën s’shoh edhe aq ndonjë rrezik të madh në politizimin e institucioneve të (“pavarura”edhe nga brenda edhe nga jasht) të Kosovës (shkaku se; është një fenomen që i ka përcjelluar pothuajse të gjitha vendet postsocialiste!), sa në partitizimin dhe sidomos në klanizimin e tyre! Ky fenomen i klanizimit, në një shoqëri ende tribale, siç është deri diku kjo e jona e ku më e fuqishme ende mbetet “fjala e gojës”, se sa “germa e ligjit”, edhe si trashëgimi (do thoja edhe si “vlerë shtesë!) e edhe relikt obskurant nga ish sistemi diskriminues dhe aparthejd i vendosur nga Serbia, po bartet ngadalë, por, sigurt edhe në qeverisjen aktuale. Sidomos, në përcaktimin e emrave për Bordet e ndryshme. E them kështu edhe për shkakun se edhe vetë isha viktimë kolaterale, e grupit të deputetëve që ishin kompetent në përzgjedhjen e kandidatëve për Bord të RTK-s… Unë duke mos përfaqësuar kauza partiake e klanore, por, ekskluzivisht vetëm interesat që ndërlidheshin me kauzën shtetërore e jo ato të partive, klaneve dhe grupimeve aktuale politike parlamentare, u margjinalizova. Pra, duke aktivizuar “standardin”tashmë tē instaluar (lexo; intervenimit te anëtarët e komisionit për të votuar për anëtar Bordi të RTK-s), në sjelljet dhe shikimet e sinkronizuara të ca anëtarëve, “lexova” dhe qartë e kuptova gatishmërinë e tyre për të mbetur edhe më tej “skllevër” partiak! Sepse, si më tha një anëtarë (deputet) i VV “aty do votohet vetëm ushtarakisht dhe vetëm për anëtarët klanorë, të bedelëve, që i ka autorizuar e nominuar partia” / !? Mbeta pa tekst!

2. Por, meqë objekt i analizës sonë nuk janë Bordet, por Gjykatat, si institucione tejet të rëndësishme dhe tejet të nevojshme, për ta ndërtuar frymën dhe atmosferën demokratike në një vend postsocialist, pra, duke u nisur nga (Vendimet e mëhershme, mënyra e emërimeve, si edhe përvoja e raportit /lexo; servilitetit social i “prodhuar”nga “konsultat” që përveç stabilitetit të brendshëm… reflektuan edhe interesa rajonale!/) kjo përvojë, kujtojë që Gjykata Kushtetuese dhe pothuajse gjitha Gjykatat tjera, vështirë e kan të “shkurorëzohen” si nga ndikimet e jashtme (sidomos!), ashtu edhe ato të brendshme partiake e klanore. Kur them ndikimet e jashtme; Aludimi im është tek perceptimi i interesave që i ka faktori ndërkombëtar (sidomos ky i Brukselit, që në një mënyrë apo tjetrën, ka defekte të theksuara, sidomos në mosartikulimin e asaj se çka në të vërtetë kërkon nga institucionet gjyqësore kosovare (oportunitet e konformizëm, apo ligjési e kuahtetueshmëri), kur është në pyetje miratimi dhe implementimi i Marreveshjes për Asciacionin!? Vetëm përkujtojeni, takimin që pati Kryeministri me ndërmjetësuesin Borrelli, Bruksell… ? Ku përgjigjet arrogante të tija lidhur Asociacionin kur e mbaroi fjalimin KM i Kosovës Kurti, ishin aq jopërfillëse, aq të njëanshme, kur insistonte të “demonstronte” periferizmin e rolit që duhet ta kenë Gjykatat kosovare (!?) në raport me Asociacionin! I njëjti qëndrim, është parë shumë më heret edhe te Lajçak…kur e relativizonte pa fije turpi rolin e Kushtetutës së Kosovës, në rast se pranohet të implementohet Marrëveshja e vitit 2013/15 për Asociacionin. Ndërkaq, faktori amerikan duket shumë më i kthjellët dhe shumë më pragmatik!. Këtu, duket se interesat gjeostrategjike, po i mbizotërojnë të gjitha interesat tjerat…! Aludimet e brendshme, gjithsesi adresohen në drejtim të klaneve që kanë (vënë monopol të plotë!) më shumë interesa ekonomike, se sa sosh politike…

3. ⁠Reperkusionet e mundshme, (jo vetëm tani politike!) nga një vendimmarrje e bazuar në përvojat e mëhershme të këtij institucioni, vetëm sa do e ridëshmojnë tezën time të kamotshme, se Kosova as; s’ është e pavarur; as sovrane; e as demokratike! Pra, “ngucakeqët” provizor e ngandonjëherë edhe meskin(!) qē ne si publik i shohim në jetën publike, s’janë vetë qëllimi! Ato, më shumë po përdorën (mjerisht!) vetëm si mjete për të arritur qëllimet (politike!) e tyre klanore, biznisore, etj. Natyrisht, e gjithë kjo “agjendë” e tyre, sjell pasoja të pariparueshme në procesin e shtendërtimit, ama edhe të bashkimit të nesërme të paevitueshëm. Kështu që, shlirë mund të themi se; Gjykatat në Kosovë nuk janë aq të politizuara, sa janë të varura nga politika…,dhe sidomos nga klanet politike, që s’e kanë as edhe një problem të bashkëpunojnë me “kolegët” e tyre nga partitë antipode politike, e me faktorin ndërkombëtar! Bile ka raste, kur më ngjeshur bashkëpunojnë klanet e partive kundërshtare, se sa ato brendapartiake…

Themes by WordPress