Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjykata vendos në favor të punëtorëve – Azemi shpalos detajet e kompensimit

Gjykata vendos në favor të punëtorëve – Azemi shpalos detajet e kompensimit

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se ka pranuar një aktgjykim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, i cili obligon Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Financave që t’u paguajnë kompensim shtesë punëtorëve të Qendrës për Mjekësi Familjare (QMF) në Ferizaj, për periudhën e Covid-19.

Ky vendim përfshin një grup punëtorësh të cilët, sipas aktgjykimit, do të përfitojnë nga kompensimi shtesë për punën e tyre gjatë krizës së pandemisë.

Azemi e ka cilësuar këtë vendim si një fitore të rëndësishme për punëtorët dhe sindikatën, duke e quajtur një arritje kolektive.

Ai ka përmendur emrat e punëtorëve që do të përfitojnë nga ky kompensim, përfshirë: Azem Imeri, Bexhet Qalaj, Xhemshir Jashari, Flamur Grainca, Mustafa Hasani, Besim Jetullahu dhe Shefshet Ahmeti.