Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjykata Themelore shtynë vendimin për lejet ndërtimore, Krasniqi: Nuk heshtim ndaj praktikave diskriminuese në Graçanicë

Gjykata Themelore shtynë vendimin për lejet ndërtimore, Krasniqi: Nuk heshtim ndaj praktikave diskriminuese në Graçanicë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin për aktvendimin që shtynë ekzekutimin e një Rregullore diskriminuese të Komunës së Graçanicës derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor.

Rregullorja në fjalë ka hyrë në fuqi në vitin 2018, ku nga kjo rregullore banorët shqiptarë kanë pasur pengesa për marrjen e lejeve ndërtimore.

Ai tha se që nga viti 2018 e deri më sot, kanë kundërshtuar Rregulloren diskriminuese.

Postimi i plotë:

Sapo jam njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë, ka nxjerrë aktvendim duke shtyrë ekzekutimin e një Rregullore diskriminuese të Komunës së Graçanicës derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor.

Procedurën gjyqësore në këtë rast e ka inicuar Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, kundrejtë Komunës së Gracanicës, e cila kishte nxjerrë Rregullore diskriminuese mbi kushtet e përgjithshme për parcelim, rregulla dhe procedurën e ndërtimit të objekteve dhe lëshimin e kushteve ndërtimore për ndërtesat nën kompetencën e komunës.

Kjo Rregullore ka hyrë në fuqi në vitin 2018, duke mos u shqyrtuar nga ministritë e linjës. Sipas vlerësimeve profesionale të MAPL dhe jo vetëm, kjo Rregullore dhe praktikat që janë ndjekur në bazë të saj, janë në kundërshtim me rregullativën e përgjithshme kushtetuese dhe ligjore në Republikën e Kosovës. Nga viti 2018 e deri me tani, kur ne e kundërshtuam këtë Rregullore diskriminuese, shumë kërkesa dhe procedura pronësore  të qytetarëve, kryesisht shqiptarë, janë refuzuar nga komuna e Graçanicës, duke ua pamundësuar në këtë mënyrë qytetarëve disponimin e lirshëm dhe ligjor të pronës së tyre.

Komunat duhet të ofrojnë kushte të favorshme për qytetarët dhe jo t’i pengojnë dhe penalizojnë ata, mbi çfarëdo baze. Andaj, në përputhje me mandatin tonë kushtetues dhe ligjor, asnjëherë nuk do të qëndrojmë indiferent ndaj akteve dhe praktikave diskriminuese të asnjë komune.