Gjykata Supreme ka rrëzuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të cilët kishin dënuar me shtatë mijë euro gjobë Koalicionin për Familje.
Kështu ka njoftuar Asdren Bytyqi nga Koalicioni për Familje.
I njëjti në reagimin e tij në Facebook, këtë vendim e ka quajtur si fitore të madhe ndaj dylberizimit.
“FITORE e madhe ndaj Dylberizmit! Gjykata Supreme e rrëzon vendimin e PZAP-së, me të cilin na ka shqiptuar gjobë 7000 euro për fjalët “turp ju qofte” “mbrojtja e dinjitetit tone njerëzor dhe vazhdimësisë se jetës, si dhe te ardhmen e fëmijëve tanë nga degjenerimi dhe prishja”, “anomali sociale dhe dukuri degjenuese. Vendoset një standard i drejtë në mbrojtje të lirisë së shprehjes, duke u pranuar ankesa jonë si e bazuar, e ligjshme dhe e drejtë”, ka shkruar Bytyqi./TV Arbëria./