Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Gjykata Supreme e Brazilit urdhëron hetimin e Elon Musk për shpërndarjen e lajmeve të rreme

Gjykata Supreme e Brazilit urdhëron hetimin e Elon Musk për shpërndarjen e lajmeve të rreme

Gjykata Supreme në Brazil ka hapur një hetim të veçantë ndaj Elon Musk nën akuzat mbi shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Në vendimin e tij, gjyqtari Alexandre de Moraes tha se Musk ka filluar të zhvillojë një “fushatë dezinformuese” publike në lidhje me veprimet e gjykatës e cila kishte kërkuar nga miliarderi mbylljen e disa llogarive.

“Pengimi i drejtësisë braziliane, nxitja e krimit, kërcënimi publik për mosbindje ndaj urdhërave të gjykatës dhe mungesa e bashkëpunimit janë fakte që nuk e respektojnë sovranitetin e Brazilit”, tha Moraes.

Bëhet e ditur se Musk së bashku me një rrjet njerëzish do të hetohen pasi dyshohet se kanë përhapur lajme të rreme kundër gjyqtarëve të Gjykatës Supreme braziliane, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Mbështetësit e gjyqtarit thanë se vendimet e tij, megjithëse të jashtëzakonshme, janë ligjërisht të nevojshme për të pastruar rrjetet sociale nga lajmet e rreme.

Vendimi i Moraes vjen pasi Musk u deklarua se do të hiqte të gjitha kufizimet në llogaritë e bllokuara, gjë që ka të ngjarë të ulë të ardhurat në Brazil.

Më vonë ai tha se do të publikonte gjithashtu edhe të gjitha kërkesat e Moraes duke pretenduar se ato e shkelin ligjin brazilian.

Kjo u kundërshtua nga gjyqtari i cili tha se çdo llogari që X do ta riaktivizojë do të pasojë me 20 mijë dollarë gjobë në ditë.

Ndryshe, kushtetuta e Brazilit u hartua pas diktaturës ushtarake të viteve 1964-1985 dhe përmban një listë të gjatë ndalimesh kundër krimeve specifike si racizmi dhe homofobia. Por, liria e fjalës nuk është absolute. /Telegrafi/

Powered by WordPress