Komisioni hetimor për punësimet në MPJD s’miraton raportin e ekspertëve

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet mbledhja...

Haxhiu falënderuese ndaj votimit të projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Konfiskim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjykata Supreme do të vendosë nëse mund të ketë gjykim në mungesë për 42 serbët në arrati për Banjskën

Extra AL PVC

Gjykata Supreme pritet të vendosë nëse për 42 serbët e akuzuar që janë në arrati për Banjskën, mund të ketë gjykim në mungesë. Këtë e ka bërë të ditur gjyqtari i rastit, Arben Hoti.

Sipas tij, ka interpretime të ndryshme ligjore për këtë temë, dhe Supremja duhet të marrë vendimin.

Prokurori i rastit, Naim Abazi, u shpreh se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzën ndaj të pandehurve, përfshirë dhe tre te pranishmëve në seancë, që gjendeshin në masë të paraburgimit, Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq.

Abazi tha se gjatë hetimit nuk ka qenë e mundur të sigurohet prezenca e të dyshuarve të tjerë të sulmit terrorist të 24 shtatorit, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, lejohet që aktakuza të ngrihet dhe të vijojë edhe pa prezencën e tyre, me këtë rast, të mbahet edhe gjykimi.

Abazi u shpreh se mbi të pandehurit prezent rëndon vepra penale “Kryerje e veprave terroriste” ku në kuadër të kësaj vepre është paraparë edhe vepra penale “Vrasje e rëndë”.

“Konsiderojmë se ky gjykim mund të mbahet në mungesë të tyre. Ne konsiderojmë se gjykata ka mundësi, dhe duhet të shqyrtohet kjo mundësi, që ky gjykim të mbahet në mungesë të prezencës së të pandehurve” tha Abazi.

Avokati mbrojtës i njërit nga të dyshuarve tha se një gjykim i tillë është i pamundur dhe për këtë nuk ekzistojnë supozime, por që e lë në dorë të gjykatës vendimin.

Ndërkaq avokati i familjes Bunjaku, Arianit Koci, tha se ky rast është i rëndë, është specifik, dhe se rasti që do të duhej të konsiderohej si i rëndomtë, në fakt ka 45 të pandehur.

Koci u shpreh se në sulm u vra në detyrë një ish-rreshter i Policisë dhe se rasti ka ndikuar jo vetëm familjen që ai përfaqëson, por edhe më gjerë.

Gjykata ka bërë shqyrtimin paraprak dhe, duke marrë propozimin e Prokurorisë Speciale dhe të dyshuarve palëve, dhe se ka shqyrtuar gjykimin në mungesë.

 

spot_img

Të fundit

Komisioni hetimor për punësimet në MPJD s’miraton raportin e ekspertëve

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet mbledhja...

Itali: Burri ekzekuton gruan, vajzën dhe plagos fqinjët, më pas qëllon me plumb në kokë nënën e vret veten

Një burrë kreu një masakër familjare në dy shtëpi...

Haxhiu falënderuese ndaj votimit të projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Konfiskim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ka...

Osmani në New York takohet me presidentin e Mauritanisë, flasin për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve

Gjatë qëndrimit në New York, presidentja e Kosovës Vjosa...

Komisioni hetimor për punësimet në MPJD s’miraton raportin e ekspertëve

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve...

Itali: Burri ekzekuton gruan, vajzën dhe plagos fqinjët, më pas qëllon me plumb në kokë nënën e vret veten

Një burrë kreu një masakër familjare në dy shtëpi të ndryshme mëngjesin e sotëm në Nuoro të Italisë dhe më pas kreu vetëvrasje. Sipas...

Haxhiu falënderuese ndaj votimit të projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Konfiskim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ka kaluar në parim projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.Në...