Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Gjykata sqaron pse e kufizoi në 3 herë votimin e të njëjtit kandidat për kryetar të Kuvendit

Gjykata sqaron pse e kufizoi në 3 herë votimin e të njëjtit kandidat për kryetar të Kuvendit

Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin e plotë që e ka publikuar, ka sqaruar se pse e ka kufizuar në 3 herë votimin e të njëjtit kandidat për kryetar të Kuvendit.

Kushtetuesja ka thënë se kufizimi në tri herë për të njëjtin kandidat, duke u bazuar në frymën e Kushtetutës dhe zgjedhjen e krerëve të institucioneve, është mekanizëm mbrojtës që siguron që vullneti i qytetarëve i shprehur përmes zgjedhjeve parlamentare të mos manifestohet në një boshllëk institucional shtetëror, por të jetësohet përmes konstituimit të Kuvendit si ushtrues i sovranitetit dhe si organ me kompetenca legjislative dhe mbikëqyrëse

Gjykata vlerëson se kjo konsiderohet si një mekanizëm dhe mundësi që deputetët e zgjedhur, në frymën e bashkëpunimit konstruktiv dhe në frymën e ushtrimit të mandatit të tyre kushtetues sipas përcaktimeve të Kushtetutës të arrijnë që të realizojnë detyrimet e tyre kushtetuese për zgjedhjen e Kryetarit/es të Kuvendit.