Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjykata Speciale njofton për ndryshime në ekipin e mbrojtjes së Thaçit

Gjykata Speciale njofton për ndryshime në ekipin e mbrojtjes së Thaçit

Peter McCloskey i cili mbante pozitën e bashkë-avokatit në ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit i ka përfunduar kontrata, kështu që më pas është emëruar si konsulent.

Sipas njoftimit të Administratores së Gjykatës Speciale, më 23 shtator 2024, avokati i Thaçit, Luka Mishetiq kishte kërkuar përfundimin e kontratës për McCloskey si bashkë-avokat dhe emërimin e tij si konsulent, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Më 23 shtator 2024, avokati i z. Thaçi, z. Luka Mishetiq, dërgoi një e-mail te Shefi i Zyrës së Mbrojtjes duke kërkuar përfundimin e kontratës së z. McCloskey si Bashkë-Avokat për z. Thaçi dhe emërimin e tij si Konsulent me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e Administratores.

Në të njëjtin dokument thuhet se avokati Mishetiq ka informuar Zyrën e Mbrojtjes së përfundimi i kontratës së bashkë-avokatin nuk do të ketë efekt negativ tek procesi dhe as të klienti i tyre.

“Më 8 tetor 2024, Regjistri konfirmoi përfundimin e kontratës së z. McCloskey si Bashkë-Avokat për z. Thaçi në përputhje me Nenin 18(6) të Udhëzimit për Avokatët dhe e miratoi atë si Konsulent në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Nenit 18(2) dhe (3) të Udhëzimit për Avokatët”, thuhet tutje në këtë dokument.

Ndërsa, tutje thuhet se dokumenti ka edhe një aneks i cili është konfidencial pasi sipas tyre përmban informacione personale që lidhen me avokatin dhe McCloskeyn.