Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjykata Speciale nënshkruan marrëveshje me Belgjikën që të dënuarit në Hagë ta kryejnë burgun atje

Gjykata Speciale nënshkruan marrëveshje me Belgjikën që të dënuarit në Hagë ta kryejnë burgun atje

Më 12 qershor 2025, Gjykata Speciale dhe Mbretëria e Belgjikës kanë nënshkruar zyrtarisht Marrëveshjen mbi Zbatimin e Dënimeve.

Marrëveshjen e nënshkruan Administratorja e DHSK-së, Fidelma Donlon, dhe Zherar Div, shef i Autoritetit Qendror për Bashkëpunim me Gjykatat Penale Ndërkombëtare, në Ministrinë e Drejtësisë së Belgjikës në Bruksel.

Sipas kësaj marrëveshjeje, personat e dënuar nga DHomave të Specializuara të Kosovës mund ta kryejnë dënimin me burgim në Belgjikë, në varësi të kushteve që cakton DHSK-ja dhe miratimit të Belgjikës.

Pas arritjes së marrëveshjes, kryetarja e Speciales Ekaterina Trendafilova ka thënë se zbatimi i dënimit është thelbësor për një sistem gjithëpërfshirës dhe efektiv të drejtësisë penale ndërkombëtare. Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për DHSK-në.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Mbretëria e Belgjikës riafirmon përkushtimin e fuqishëm të saj ndaj drejtësisë penale ndërkombëtare dhe aftësinë e DHSK-së për të kryermandatin e vet.”