Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjykata Speciale i kërkon Kosovës krijimin e mekanizmit për dëmshpërblim të viktimave

Gjykata Speciale i kërkon Kosovës krijimin e mekanizmit për dëmshpërblim të viktimave

Trupi gjykues ka caktuar shumën 207 mijë euro për dëmshpërblim të viktimave në çështjen kundër Salih Mustafës. Kjo shumë do të ndahet në tetë viktima dhe përgjegjësinë e kompensimit e mban Mustafa. Pas këtij urdhri, turpi gjykues i ka kërkuar Kosovës të krijojë një mekanizëm për zhdëmtim në mënyrë që kompensohen viktimat për të cilat vendosë Gjykata Speciale.

Urdhri për zhdëmtim është nxjerrë në praninë e të akuzuarit në seancën e së enjtes në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt Foglia ka konstatuar se është provuar që janë viktima të krimeve për të cilat Mustafa është shpallur fajtor.

Foglia ka bërë të ditur se dëmshpërblim do të pranojnë tri viktima të drejtpërdrejta dhe pesë të tjera jo të drejtpërdrejta.

Foglia: Trupi gjykues urdhëron Salih Mustafën të paguajë 207 mijë euro dëmshpërblim për viktimat

“Trupi gjykues lëshon urdhër për zhdëmtim kundër zotit Mustafa, konstaton se viktima 8,9,10,5,6,12,11 dhe 13 provuan në bazë të standardit të vërtetimit të tërësisë së gjasave se janë viktimave të krimeve për të cilat zoti Mustafa u shpall fajtor. Vendos për dëmshpërblim për viktimat e drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta, akordon zhdëmtim individual në formë të kompensimit, cakton si shumë të zhdëmtimit, për të cilin zoti Mustafa është përgjegjës, vlerën 207 mijë euro, urdhëron zotin Mustafa të paguajë si kompensim për dëmin e shkaktuar 30 mijë euro viktimës 8, 80 mijë euro viktimës 9, 60 mijë euro viktimës 10, nga 10 mijë euro viktimave 5,6 dhe 12, 5 mijë euro viktimës 11 dhe 2 mijë euro viktimës 13. Kjo duhet të realizohet brenda afatit që do të përcaktohet nga autoriteti gjyqësor përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrës të vënies në jetë dhe zbatimit të urdhrit për zhdëmtim”, ka thënë kryetarja e turpit gjykues.

Sipas turpit gjykues, viktimat kanë pësuar dëm mendor, fizik e material si dhe pasoja afatgjate nga tortura që sipas tyre u është bërë.

Viktimat pjesëmarrëse në këtë proces gjyqësor ishin nën masa mbrojtëse dhe identiteti i tyre nuk është bërë i ditur për publikun.

Foglia: Viktimat jo të drejtpërdrejta pësuan dëm mendor

“Trupi gjykues gjithashtu gjykon se dhimbja dhe vuajtja që përjetuan anëtarët e viktimës së vrasjes së paligjshme ka ndikuar edhe në gjeneratën më të re të kësaj familje. Rrjedhimisht, turpi gjykues konstatoi se viktimat jo të drejtpërdrejta përjetuan dëm mendor si pasojë e krimeve të luftës, të ndalimit arbitrar torturës dhe vrasjes së paligjshme për të cilat zoti Mustafa u shpall fajtor në lidhje me viktimën e vrasjes së paligjshme”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues”, ka thënë Foglia.

Më 4 shkurt të vitit 2022 turpi gjykues kishte vendosur se në rast të një vendimi fajësie nuk do të udhëzonte viktimat të ngrinin padi civile në gjykatat e Kosovës por do të nxirrte një urdhër për zhdëmtim.

Kryetarja e turpit gjykues ka thënë se mbrojtja e Mustafës nuk ka paraqitur parashtrime materiale në kontekstin e procesit të zhdëmtimit meqë e njëjta gjatë gjithë procesit gjyqësor.

Foglia: Mbrojtja e Mustafës nuk ka paraqitur parashtrime materiale në kontekstin e procesit të zhdëmtimit

“Gjatë gjithë procesit gjyqësor mbrojtja mbajti të njëjtin qëndrim, përkatësisht se për shkak të mohimit prej zotit Mustafa për çfarëdo lloj përgjegjësie për krimet e paraqitura në aktakuzë, ai nuk është i detyruar t’i dëmshpërblejë viktimat. Rrjedhimisht mbrojtja nuk ka paraqitur parashtrime materiale në kontekstin e procesit të zhdëmtimit në këtë çështje gjyqësore”, ka thënë ajo.

Gjithashtu, trupi gjykues ka ftuar Kosovën të krijojë një mekanizm zhdëmtimi për viktimat e krimeve të përfshira në juridiksionin e Dhomave të Specializuara.

Foglia: Ftojmë Kosovën të krijojë një mekanizëm të ri zhdëmtimi për viktimat e krimeve nën mandatit e DhSK-së

“Trupi gjykues fton kryetaren e DhSK-së të caktojë autoritetin gjyqësor i cili do të jetë përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e vënies në jetë të zbatimit të këtij urdhri për zhdëmtim. Fton Kosovën të krijojë një mekanizëm të ri zhdëmtimi për viktimat e krimeve të përfshira në juridiksionin e DhSK-së. Urdhëron administratoren të ja përcjellë këto urdhër për zhdëmtim në versioni ne redaktuar publik të tij qeverisë së Kosovës dhe rekomandon krijimi ne një fondi me nismën e DhSK-së për viktimat e krimeve të përfshira në juridiksionin e DhSK-së në rast se Kosova nuk i përmbush detyrimet e saj ndaj viktimave brenda një kohe të arsyeshme përmes krijimit të një mekanizmi për zhdëmtim”, ka thënë Foglia.

Ky është urdhri i parë për zhdëmtim në Gjykatën Speciale.

Salih Mustafa është i dënuar më 26 vjet burg pasi është shpallur fajtor për akuzat për krime lufte, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

/TV Arbëria