SHKRUAN: AGRON HOTI
Kjo sepse Kosova e ka humbur tashmë edhe atë pak sovranitet që mezi e kishte shtrirë në veri gjatë periudhës 2008-2019, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po defaktorizohen çdo ditë e më shumë (shih gjuhën shqipe sa poshtë ka rënë), ndërsa Lugina e Preshevës po zhduket ngadalë por sigurtë.
Janë këto 3 treva shqiptare, ku UÇK bëri historinë dhe ku Rusia përmes Serbisë, evropianëve dhe armatës shqiptare të projugosllavëve nuk lanë gurë pa lëvizur për ta eliminuar politikisht UÇK dhe Krerët e saj si forcën kryesore shqiptare proamerikane. Jo rastësisht hasmi t’i ndjek për të t’i vrarë meshkujt më të mirë.
Përderisa këto treva shqiptare nga 1999-2019 po korrnin veç fitore dhe avansim të pozitës së shqiptarëve, nga 2019-2026 po korrin vetëm humbje dhe defaktorizim. Mjerisht kjo po tentohet të shitet si fitore. E kotë.
Duke e parë që UÇK dhe Krerët e saj ishin e vetmja forcë mobilizuese në troje shqiptare, Rusia përmes Serbisë, evropianëve dhe armatës së shqiptarëve projugosllavë bënë të pamundurën për t’i eliminuar politikisht ata, për ta përmbysur më pas realitetin në dëm të shqiptarëve.
Jo rastësisht armata e projugosllavëve shqiptarë që sot është rishtrirë fuqishëm në këto 3 treva shqiptare, vazhdon ta etiketojë UÇK-në dhe Krerët e saj me të njëjtat etiketa të Rusisë, Serbisë dhe evropianëve siç janë: terroristë dhe kriminelë lufte.
Në vend që këto 3 treva shqiptare ta kishin adresë Tiranën, ato kanë zgjedhur Athinën dhe politikanët sllavomaqedonas. Ky thellim i hendekut të këtyre 3 trojeve shqiptare me Tiranën është interes i pastërt rus, serb, qarqe evropiane dhe armatës së shqiptarëve projugosllavë. Në jetë vlerësohesh ku çon ujë, jo çfarë thua