Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjykata Speciale arreston ish pjesëtarin e UÇK-së Sabit Jonuzi

Gjykata Speciale arreston ish pjesëtarin e UÇK-së Sabit Jonuzi

Sot në orët e mëngjesit është arrestuar ish pjesëtari i UÇK-së, Sabit Jonuzi nga Fushtica e Drenasit.

Ai është arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale.

Familjarë të Sabitit kanë treguar për se ai është arrestuar në mëngjes dhe deri tash nuk kanë asnjë informacion për të.

Ndërsa, lajmin e ka konfirmuar Enver Hajdari, kryetar i degës së shoqatës së veteranëve në Drenas.

Hajdari ka bërë të ditur se familjarët e kanë njoftuar atë për arrestimin e Sabit Jonuzit, i cili sipas tyre tashmë është dërguar në Hagë.

Kreu i OVL-UÇK-së në Drenas ka thënë se nuk e dinë ende se në çfarë cilësie Sabit Jonuzi është marrë nga Gjykata Speciale.

/TV Arbëria