Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjykata refuzon kërkesën e Prokurorisë: Radoiçiqi dhe serbët e tjerë të akuzuar për sulmin në Banjskë, nuk gjykohen në mungesë

Gjykata refuzon kërkesën e Prokurorisë: Radoiçiqi dhe serbët e tjerë të akuzuar për sulmin në Banjskë, nuk gjykohen në mungesë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, që të akuzuarit për sulmin në Banjskë të gjykohen në mungesë.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

 

 

Njoftimi i plotë: 

Gjykata Themelore Prishtinë ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale për procedim të gjykimit në mungesë në rastin e njohur si Banjska
Prishtinë, 18 Prill 2025 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për procedimin e gjykimit në mungesë ndaj të pandehurve M.R, V.R, U.J, M.J, V.A, A.M, L.S, V.D, V.V, S.J, M.K, U.M, T.V, D.V. V.J, S.P, N.S, M.V, S.R, M.R, M.A, Z.C, K.D, S.M, M.S, A.J, R.G, I.M, G.Z, N.R, R.A, M.M, D.B, D.D, D.V, A.T, M.K, M.N, N.I dhe V.I, të akuzuar për veprën penale kryerja e veprës penale terroriste dhe veprën penale Vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, i pandehuri M.R, i akuzuar edhe për vepër penale lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit si dhe vepër penale shpërlarja e parave.
Kryetari i trupit gjykues, ka vlerësuar kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe ka gjetur se kërkesa për procedimin e gjykimit në mungesë është e pabazuar dhe në këtë fazë të procedurës nuk mund të procedohet me gjykimin në mungesë ndaj të pandehurve që gjenden në arrati, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës për gjykim në mungesë.
Gjykimi ndaj të pandehurve në fjalë, do të vazhdoj pas arrestimit dhe ekstradimit eventual të tyre në Republikën e Kosovës.
Palët e pakënaqura me këtë aktvendim kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.