Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjykata në Tetovë: Blerim Ramadani do të jetë në arrest shtëpiak deri në pritje të vendimit për ekstradim

Gjykata në Tetovë: Blerim Ramadani do të jetë në arrest shtëpiak deri në pritje të vendimit për ekstradim

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, është liruar nga paraburgimi në burgun e Shkupit.

Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak në Shkup, ku do të qëndrojë deri më 16 gusht.

“Pas kërkesës së personit Blerim Ramadani, Gjykata Themelore e Tetovës e zëvendëson masën e paraburgimit efektiv me masën arrest shtëpiak deri në ekstradim në Republikën e Serbisë”, kanë thënë gjykata në Tetovë.