I ndaluar për rreth një muaj, Daniel Alves mësoi këtë të martë se do të qëndrojë në paraburgim edhe më tutje.
Alves u arrestua më 20 janar pasi u akuzua për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një klub nate të Barcelonës në dhjetor të vitit 2022.
Gjykata në Barcelonë vendosi që lojtari të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim deri në gjykimin e tij, duke mbështetur argumentet e mbrojtjes së viktimës, duke refuzuar apelimin e brazilianit për t’u liruar.
Avokatët e lojtarit pohuan se nuk do të kishte rrezik ikjeje dhe se nuk ka interes ta bëjë këtë, por këto nuk janë marrë parasysh nga gjykata, përcjell TV Arbëria
Pritet që gjykata të caktojë datën e gjykimit dhe masat të cilat i parasheh në lidhje me veprat që akuzohet Daniel Alves.
/ TV Arbëria