Gjykata Penale e Kajros ka vendosur përfshirjen e 35 subjekteve juridike dhe 36 individëve në listat e organizatave terroriste dhe të terroristëve, për një periudhë pesëvjeçare.
Vendimi është marrë më 10 nëntor 2026, në kuadër të çështjes nr. 11108 të vitit 2026, në regjistrin e Sigurisë së Lartë të Shtetit.
Sipas Agjencisë Egjiptiane të Lajmeve MENA, vendimi është publikuar në numrin 250 (shtojcë) të Gazetës Zyrtare të Egjiptit dhe përfshin institucione, shoqata dhe këshilla islame në vende të ndryshme evropiane.
Në mesin e subjekteve të përfshira në listë janë Këshilli i Myslimanëve në Evropë, Fondacioni “Muslimanët e Francës”, Liga Islame në Britani, Liga e Myslimanëve të Zvicrës, Bashkësia Islame Gjermane, si dhe organizata të tjera në Suedi dhe Itali.
Lista përfshin gjithashtu Këshillin Evropian për Fetva dhe Kërkime, Këshillin Evropian të Imamëve, Këshillin Evropian për Familjen Myslimane, Këshillin Evropian të Kuranit dhe Forumin Islamik Evropian të Studentëve.
Përveç organizatave, gjykata ka përfshirë në listën e terroristëve edhe 36 individë, në mesin e të cilëve Anas Osama Tawfiq al-Tikriti, Ibrahim Farouk Mohamed al-Zayyat dhe Hussein Mohamed Mohamed Mohamed Halawa.
Vendimi është marrë nga Dhoma e Dytë Penale në Badr dhe përfshin edhe pasojat juridike që rrjedhin nga regjistrimi në këto lista.
Burimi: Agjencia Egjiptiane e Lajmeve MENA.