Gjuriq ka pretenduar se “Serbia është konsistente në dënimin e të gjitha veprimeve në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara, si dhe në konfirmimin e mbështetjes për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”.
Ai ka thënë se Serbia ka pranuar mijëra refugjatë ukrainas, për të cilët është bërë strehë, si dhe se e “ndihmon Ukrainën në mënyra të ndryshme”.
“Ne udhëheqim një politikë të jashtme të balancuar, që do të thotë se para së gjithash kujdesemi për interesat tona”, ka thënë Gjuriq, i cili po merr pjesë në Samitin e NATO-s në Uashington.
I pyetur nëse Serbia do t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, Gjuriq duke mos u përgjigjur në këtë pyetje, ka vazhduar me demagogjinë e shefit të tij, duke i përsëritur frazat se “në fillim të konfliktit, Serbia vendosi të mbajë një qëndrim parimor i cili nënkupton dënimin e të gjitha veprimeve në kundërshtim me Kartën e OKB-së, me zbatim të një politike të jashtme të pavarur, me dënimin e luftës dhe mbështetjen për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”.