Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjuriq edhe në Departamentin e Shtetit me fraza të njëjta: “Kosova po e minon dialogun”

Gjuriq edhe në Departamentin e Shtetit me fraza të njëjta: “Kosova po e minon dialogun”

Siç pretendohet në kumtesën e MPJ serbe, Gjuriq gjatë takimit me Bass është ankuar se “Kosova po e minon dialogun”.

“Kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Metohinë si një çështje me rëndësi më të madhe kombëtare, ministri Gjuriq shprehu keqardhjen e tij që pala prishtinase vazhdon të minojë dialogun dhe çdo përpjekje të Beogradit për të gjetur një zgjidhje kompromisi”, ka kumtuar kjo ministri.

Lidhur me këtë, shefi i diplomacisë serbe ka pretenduar se Beogradi “do të mbetet partner konstruktiv në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, por edhe se nga ana tjetër nevojitet një prani më aktive e bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë që institucionet e Prishtinës më në fund të përmbushin zotimet e marra më shumë se një dekadë më parë”.

Mirëpo, si zakonisht, kjo ministri nuk tregon se çfarë ka thënë zoti Bass në lidhje me këtë propagandë të Gjuriqit.