Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar në një postim në X pasi Kosova pranoi një dërgesë të re dronësh nga Turqia.
Në reagimin e tij, ai e ka cilësuar këtë veprim si një “akt të njëanshëm” që, rrezikon stabilitetin në rajon.
“Shtimi i armëve dhe teknologjisë ushtarake në Kosovë nuk kontribuon në paqe e siguri, por përkundrazi rrit tensionet. Serbia do të vlerësojë me kujdes këtë zhvillim dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm diplomatikë”, ka deklaruar Gjuriq.