Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjukanoviq reagon pasi emri i tij u përmend në dosjet Epstein: As s’e kam njohur e as s’kam pasur komunikimin me të

Gjukanoviq reagon pasi emri i tij u përmend në dosjet Epstein: As s’e kam njohur e as s’kam pasur komunikimin me të

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka reaguar pasi që emri i tij është përmendur në dosjet e Jeffrey Epstein. Për këtë, Gjukanoviq ka thënë se ai s’ka pasur komunikim e as nuk e ka njohur Epstein.

Ish presidenti i Malit të Zi, ka thënë edhe se ai nuk ‘’mund t’i ndihmojë’’ mediat në pyetjen se si Epstein kishte deklaruar se ‘’Gjukanoviq është tip i shkëlqyer’’.

Në lidhje me interesimin e shpeshtë të përfaqësuesve të mediave për publikimin e komunikimeve të të ndjerit Xhefri Epstin, ju informoj se Epstinin nuk e kam njohur dhe as kam pasur ndonjëherë komunikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me të.