Shkruan: Aleksander Hasanas
Tek gjuha e lashtë shqipe gjejmë të dokumentuar prej antikitetit fjalën e saj: MARAZ = MARÂK – (Merak).
Fjala MARAZ e gjendur tek mbishkrimi i Stelës së Lemnos, nga të gjithë studiuesit që janë marrë me deshifrimin e saj sjellin të njëjtin shpjegim kuptimi i së cilës është: MARAZ = MARÂK.
Provoni në krejt gjuhët IE dhe ato Anatole dhe do shihni se kjo fjalë e lashtë nuk gjen rehati dhe asnjë sinonim të saj tek këto gjuhë.
Pra, kemi të bëjmë me një fjalë e cila nuk përkthehet nga asnjë gjuhë tjetër e lashtë apo e re … dhe mendoj se është gjuha turke e cila ndoshta nuk e artikulon dot në mënyre korekte fjalën shqipe “Maraz” duke e shqiptuar atë në formën “Marak” apo më saktësisht “Merak” – si në toskërisht.
Pra fjala “Merak” është e pastër shqipe me burimin e saj po prej vet fjalës së lashtës shqipe: MARAZ.
Dhe fondi gjuhësor i shqipes sjell këto kuptime mbi fjalën Maraz:
MARAZ m. bised.
- Ndjenjë munduese që lind nga dëshira e madhe për të pasur diçka që e ka dikush tjetër ose për t’ia kaluar dikujt; smirë; inat. Ka maraz. I vjen maraz.
U mbush me maraz. Plasi nga marazi. Flet nga marazi.
- Hidhërim, brengë. Vdiq nga marazi. E hëngri marazi.
Në foto kemi mbishkrimin mbi 2700 vjeçar gjetur në ishullin e Lemnos (sot Greqi) – ku fjalët e para aty të konfirmuara nga studiuesi i madh Jakov Thomopulo, prej të madhes studiueses tonë Nermin Vlora Falaski, Zaharia Majan, Robert d’Angely, dhe prej meje Aleksander Hasanas krejt të gjithë dalin me të njëjtin përfundim se aty shkruhet: MARAZ MADH = MARAK I MADH …
Kjo është gjuha shqipe veçantia dhe lashtësia e saj tregon dhe konfirmon edhe njëherë se ajo është gjuhë AME e krejt gjuhëve Mesdhetare dhe IE.
/TV Arbëria