Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Gjuha joparlamentare në Kuvend, Konjufca përplaset me deputetin Hoti

Gjuha joparlamentare në Kuvend, Konjufca përplaset me deputetin Hoti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është përplasur me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti për gjuhën jo parlamentare në seancën e sotme të Kuvendit.

“Vërtet është hipokrizi nga ana e juaj që mundoheni me de-vlerësuar këtë ligj, i cili do të sjell shumë të mira, përfshirë edhe menaxhimin e zonave ekonomike, pasi deri më tani s’ka pasur menaxhim të mirëfilltë të zonave ekonomike…Ju lutem mos u bëni më shumë hipokrit, pasi përmes vlerës së shtuar në këtë ligj shtojmë edhe vlerën e parqeve teknologjike”, tha ajo.

Kjo bëri që deputeti Hoti të reagoi, ku kërkoi nga ana e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca që t’i tërhiqet vërejtja ministres Hajdari për gjuhën e përdorur.

“Besoj se është detyrë e juaj që të kujdeseni që kur deputetët dhe ministrat përdorini gjuhë jo parlamentare të iu tërhiqte vërejtja”, tha Hoti.

Ai tha se përdorimi i këtyre fjalëve është në ndërgjegjen e secilit në sallën plenare.

“Sa i përket fjalorit parlamentar, me ju thanë të drejtën po me çuditni pak. Sepse me dhjetëra herë, në mos me qindra, ju keni referuar kryeministri si hipokrit, mashtrues, gënjeshtar. Si deputetë opozitar, pse nuk ma kujtojshi qatëherë që nuk është jo parlamentare. Unë e di mirë çka jam duke bërë. Kur e tolerojë këtë për ju dhe kur është toleruar vazhdimisht në Kuvendin e Kosovës, për këto fjalë nuk mundem me ua ndërpre fjalën. Për këto terminologji që i përdorni duhet ta keni ndërgjegjen vete, të keni kujdes qysh e trajtoni kolegun, edhe deputetin edhe qeverinë. Këto janë të ndërsjella”, ka thënë Konjufca.

/TV Arbëria

Powered by WordPress