Analisti politik, Visar Ymeri në një intervistë për TV Arbëria ka thënë se gjuha e përdorur nga Kurti ndaj vendeve aleate është e papranueshme.
Ymeri ka komentuar dhe letrën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, rreth dërgimit të draft statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, ku thotë se kjo nuk është mënyra e duhur.
“E tërë sjellja karshi Evropës nga Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë totalisht e papërgjegjshme, e paefekshme dhe gjuha e përdorur nga kryeministri dhe eksponent të tjerë të qeverisë karshi vendeve aleate, e papranueshme mendoj unë sepse e kemi parë që në mbledhjen e kryesisë kryeministri Kurti e ka bërë një sulmë jashtzakonisht brutal karshi Francës dhe Gjermanisë, pra dy vendeve që e kanë ndihmuar dhe vazhdojnë ta ndihmojnë jashtzakonisht shumë Kosovës dhe e ka quajtur kërkesën e tyre absurde dhe që i ka ofenduar në mënyrë të drejtë, dhe tash me këtë lëvizjen e fundit, me letrën e ministres së jashtme që është një lloj zotimi i ri tash pas një zotimi të mëhershëm që e patëm nga krerët institucional që të procedojnë me draft-statutin, mendoj që duket të jetë dhe një tallje me vendet perendimore dhe kërkesat e tyre. Sepse nuk mendoj që mund kështu të adresohet kjo çështje”, tha Ymeri.
Analisti tutje thotë se nuk dihet se çfarë do të bëhet me anëtarësimin e Kosovës në KiE pas letrës së Ministrisë së Jashtme të Kosovës ndaj Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Janë dy probleme të momentit, sa e dimë sot fillon mbledhja e komitetit të minsitrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës dhe Kosova do duhej të ishte në agjendë që të diskutohet rreth anëtarësimit të Kosovës, por nuk jemi në agjendë, tash nëse në këto momente të fundit mund të futemi në agjendë me këtë zotim të ri, kjo mundet të shihet mirpo nuk duhet të harruar se edhe kjo është një zotim , ky është problem i parë, ata kanë kërkuar veprim sepse zotime kemi pasur edhe më herët, arsyeja pse vendet e perendimit nuk po mjaftohen me zotimet e kryeministrit Kurti është për shkak të mungesës së kredibilitetit që këto zotime do të shëndrrohen në vepra sepse ka pasur zotime shumë herë edhe herave të kaluara mirpo nuk janë materializuar, dhe natyrisht reagimi i shteteve perendimore është që këtë radhë duam të shohim veprim e jo vetëm fjalë…”, ka thënë Visar Ymeri për TV Arbëria.