Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë muajit qershor kanë ndodhur disa incidente me armë zjarri në ahengje, ku si pasojë janë arrestuar katër persona si dhe kanë konfiskuar armë e municion.
“Gjatë muajit Qershor 2024 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 6 raportime nga qytetarët, ka arrestuar 4 persona, ka konfiskuar municione, dhe ka konfiskuar 4 armë”, thuhet në njoftim.
MPB bën të ditur se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri, ndërsa ka ftuar qytetarët të raportojnë rastet.