Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur sonte në rreth orës 19:00 në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.
Teksa bëhet e ditur se nuk është raportuar për persona të lënduar.
“Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka pasur persona të lënduar”, tha zëdhënësja Flora Ahmeti.