Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjuajtje me armë zjarri në Drenas në drejtim të një kamioni në lëvizje

Gjuajtje me armë zjarri në Drenas në drejtim të një kamioni në lëvizje

Një person i gjinisë mashkullore ka njoftuar se derisa ka qenë me kamionin e tij në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Nga të shtënat janë dëmtuar dy gomat e kamionit.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

“PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM/Gllogoc 17.04.2023-09:55. Ankuesi mashkull nga Kosova ka raportuar se derisa ka qenë me kamionin e tij në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij me ç’rast i kanë dëmtuar dy gomat e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, rasti në procedurë hetimore.

/TV Arbëria