Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjuajtje me armë zjarri në Aktash të Prishtinës

Gjuajtje me armë zjarri në Aktash të Prishtinës

Të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë.

Sinjali mëson se një person e ka shkrepur armën pas një konflikti që ka pasur me një person tjetër.

Siç merr vesh Sinjali, Policia tashmë e ka arrestuar personin e dyshuar.

TV Arbëria ka kontaktuar me policinë por ende nuk ka ndonjë përgjigje rreth rastit.