Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjuajtje me armë në Gjonaj të Prizrenit, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

Gjuajtje me armë në Gjonaj të Prizrenit, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

Në mes të fshatit Llandovicë dhe fshatit Gjonaj të Prizrenit ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri.

Një veturë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Policia njoftoi se nuk ka persona të lënduar

Lajmin e ka konfirmuar Faton Aliu, drejtor I Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Ai ka thënë se nuk ka të lënduar, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes për identifikimin e personave të përfshirë.

“Në mes fshatit Landovicë dhe fshatit Gjonaj të Prizrenit është raportuar që ka pasur të shtëna me armë zjarri. Vetura e dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Njësitë e policisë janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

/TV Arbëria