Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjuajtja me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Gjuajtja me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Pak minuta më parë u raportua për të shtëna me armë në lagjen Dardanian në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për TV Arbëria se një person është plagosur dhe se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në lagjen Dardania në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo./TV Arbëria./