Betim Gjoshi nga PDK, ka pyetur se ku janë kryeministrin Kurti, presidentja Osmani e ministri Sveçla, pas ngjarjeve në veri, raporton TV Arbëria.
Ai përmes një postimi në Facebook ka pyetur se pse nuk po kalon shteti i Kosovës në veri të tij.
Gjoshi ka bërë thirrje që KQZ të mos lihet e vetme dhe të mos shkelen të arriturat e Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Ku je Kryeministër, Albin Kurti?
Ku je Presidente, Vjosa Osmani?
Ku je Ministër, Xhelal Sveçla?
Pse nuk po kalon shteti i Kosovës në veri të Republikës së Kosovës?
Mos e leni vetë KQZ-në!
Kryeni punët tuaja, e të arriturat e Kosovës mos i shkelni me këmbët tuaja.
LEXO EDHE:
Policia jep detaje për shpërthimet në veri: Nuk ka të lënduar
Shpërthimet në Zubin Potok, Vuçiq: Janë urdhëruar nga Albin Kurti
Shpërthimet në Zubin Potok, Vuçiq: Janë urdhëruar nga Albin Kurti