Policia e Kosovës në Gjilan gjatë kontrollit në trafik ka ndalur një automjet me vozitës një serb.
Bëhet e ditur se gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësi i mjetit mund të jetë nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool-test, ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.61 promilë.
Organet e rendit njoftojnë se ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjobën në vlerë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej 6 muaj.
/TV Arbëria