Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjobiten me nga 1 mijë euro dy shoferë në Ferizaj, po zhvillonin gara të shpejtësisë

Gjobiten me nga 1 mijë euro dy shoferë në Ferizaj, po zhvillonin gara të shpejtësisë

Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka gjobitur dy shoferë të cilët ishin duke zhilluar gara të shpejtësisë.

Ata janë gjobitur me nga 1000 euro.

‘‘Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 21.07.2024 rreth orës 02:10 në rrugën ’’Rexhep Bislimi ’’ në Ferizaj ka ndaluar dy shoferët : M.H(M/K) i moshës 20 vjeçar dhe G.S ( M/K) i moshës 20 vjeçar, të dy me venbanim në Francë, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h po zhvillonin shpejtësi 144 km/h, duke i rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor.’’

‘’Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 1000 euro, gjobë e cila me pëlqimin e palëve u shqiptua edhe për masën mbrojtëse dhe pikët negative, për shtetasit e huaj.’’

Policia në Ferizaj ka bërë apel tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

‘’Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.’’